“Mos ikni, erdhën shejtanët!” Vasali i Putinit nis forcat çeçene për të vrarë ukrainasit

schedule12:58 - 2 Mars, 2022

schedule 12:58 - 2 Mars, 2022

Çeçeni Kadyrov i mbetet besnik shefit të tij, Putin, poston video të ushtarëve të tij duke u nisur në Ukrainë

Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, i cili është besnik i shefit të tij Putinit, ka postuar një video në rrjetin e tij social të një brigade ushtarësh çeçenë duke u nisur për në frontin e luftës në Ukrainë.

Kadyrov ka shkruar se janë duke shkuar në luftë dhe i ka porositur ukrainasit që të “mos ikin”, raporton Gazeta Express.

 

 

“Shejtanët siç i quani Çeçenët, së shpejti do t’ju arrijnë. Mos ikni!”, ka shkruar ai.

Po shënohet dita e shtatë prej kur Ukraina u sulmua nga Rusia, ndërsa ukrainasit nuk po e dorëzojnë vendin e tyre. Rusia është bërë edhe më agresive në 24 orët e fundit. Ka sulmuar veçanërisht kryeqytetin Kyiv dhe Kharkiv, ndërsa në orët e para të mëngjesit kanë sulmuar edhe në Zhytomyr. Më poshtë gjeni të gjitha ngjarjet e ditës së sotme lidhur me Ukrainën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!