“Mos hiqni dorë!”, Boris Johnson thirrje SHBA-së: Mbështesni Ukrainën të fitojë kundër Rusisë

schedule13:00 - 13 Korrik, 2023

schedule 13:00 - 13 Korrik, 2023

Boris Johnson i ka kërkuar Perëndimit që të mos lodhet nga lufta e Ukrainës kundër Rusisë duke theksuar se Kievi duhet të fitojë luftën.

Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar tha se nuk mund të kishte “asnjë justifikim” për të vonuar anëtarësimin e Ukrainës në NATO, në një intervistë për CNN.

“Nuk mund të ketë asnjë justifikim për të vonuar anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Ne kemi parë se çfarë ndodh kur Ukraina nuk është në NATO, ju provokoni luftën më të keqe në Europë në 80 vjet,” tha ish-kryeministri britanik.

Çështja e anëtarësimit të Ukrainës në NATO ishte një pikë kyçe e diskutimit në samitin dy-ditor të aleancës në Lituani, i cili përfundoi ditën e djeshme. Ndërsa Kievit nuk mori ftesën, Ukraina ishte në gjendje të siguronte ndihmë të mëtejshme ushtarake dhe garanci sigurie.

“Pjesa tjetër e botës po lodhet  dhe veçanërisht mbështetësit e Ukrainës, por ne duhet të sigurojmë që ata të fitojnë,” tha ai.

Deklaratat e tij vijnë pasi sekretari i mbrojtjes Ben Wallace tha se Mbretëria e Bashkuar nuk ishte “Amazon” i dërgesës së armëve në Ukrainë dhe se Kievi duhet të ishe mirënjohës.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!