Fitorja e Argjentinës në finalen e Kupës së Botës ndaj Francës ka lënë një shije të hidhur te populli dhe tifozët francezë.
Disa e kanë përtypur, ndërsa disa të tjerë jo! Një nga grupi i këtyre të fundit, është një pronar lokali në Francë, ku në hyrje të biznesit të tij ka vendosur një tabelë ku ka shkruar: “Mos harroni të fshini këmbët kur të hyni”, dhe poshtë ndodhet fanella e Leo Messit me PSG-në.
Kjo është në fakt një mënyrë e çmendur për “hakmarrje” ndaj yllit argjentinas. Disa tifozë thjesht nuk mund ta pranojnë humbjen me krenari. Duket qartë se aty janë fshirë shumë këpucë, pasi dhe fanella e bardhë nuk duket më si e tillë./ h.ll/abcnews.al