Mos harroni çadrën, pasditja sjell shi, surprizat e motit për ditën e sotme

schedule07:08 - 26 Shtator, 2022

schedule 07:08 - 26 Shtator, 2022

Orët e para të ditës do të jenë nën dominimi e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore. Por pritet që në orët e mesditës dhe pasdites të ketë shtim të vranësirave të cilat do të gjenerojnë reshje shiu si fillim në zonat Veriperëndimore. Sipas MeteoAlb, parashikohet që gjatë mbrëmjes dhe natës vranësirat të zhvillohen në të gjithë vendin duke gjeneruar reshje shiu.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë mesatare me shpejtësi 60 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.

Kosova

Deri në orët e pasdites do të jenë dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriore. Ndërsa në orët vijuese do të ketë shtim të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Veriperëndimore duke sjell shira të pakët.

Maqedonia e Veriut

Orët e para të ditës do të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Ndërsa në vijim parashikohet që vranësirat të pësojnë shtim gradual të vranësirave, por nuk do të ketë reshje.

Rajoni dhe Europa

Kontinenti Europian do të jetë në dominimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu të shoqëruara me me stuhi ere në Veri dhe Lindje të kontinentit. Po ashtu me nën ndikimin e reshjeve të shiu do të jetë Europa Qendrore, Gadishulli Iberik dhe pjesërisht Ballkani Veriperëndimor. Ndërsa me mot të qëndrueshëm do të jenë brigjet e Egjeut.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!