Vendi ditën e sotme mbetet në ndikimin e motit të vranët, të cilat herë pas here pësojnë zhvillim duke sjellë reshje shiu në vend. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike.
Vetëm orët e natës përmirësojnë motin në vend.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 29°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50-55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.
Kosova:
Paraditja vijon e kthjellët në të gjithë Kosovë, por duke ju afruar mesditës vranësira të dendura do të përfshijnë të gjithë vendin duke sjellë rrebeshe shiu.
Maqedonia e Veriut:
Vranësira të dendura dhe kthjellime të pakta mbizotërojnë në MV, ku herë pas here vranësirat sjellin rrebeshe afatshkurtra shiu. Edhe pasditja vijon në të njëjtat kushte atmosferike.
Rajoni dhe Evropa;
Evropa Jugore mbetet në ndikimin e vranësirave të dendura, rrebesheve të shiut dhe stuhive të erës. Po ashtu me vranësira dhe reshje shiu mbetet qendra dhe veriu i kontinentit. Ndërsa kthjellime dhe vranësira të lehta dominojnë Evropën Jugperëndimore, brigjet e Egjeut dhe Evropën Lindore./abcnews.al/