“Mos emigroni ilegalisht”/ Ambasadori anglez në Dibër: Aplikoni për viza pune

schedule15:45 - 4 Korrik, 2023

schedule 15:45 - 4 Korrik, 2023

Projekti “Perspektiva të Reja në Qarkun e Kukësit”, i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka si qëllim të përmirësojë kushtet socio-ekonomike që nxisin njerëzit nga veriu i Shqipërisë të emigrojnë në në mënyrë të parregullt në Mbretërinë e Bashkuar. Projekti zbatohet nga Swisscontact, në partneritet me TAG; dhe do të zgjasë përgjatë periudhës shtator 2022 mars 2026. Projekti fokusohet në tre objektiva kyçe, përkatësisht:

Të kontribuojë në rritjen e qëndrueshmërisë së komuniteteve ndaj presioneve për të emigruar në mënyrë të parregullt në Mbretërinë e Bashkuar; të përmirësojë kushtet dhe mundësitë socio-ekonomike në qarkun e Kukësit, veçanërisht për të rinjtë; të përmirësojë marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve, sektorit privat dhe qeverisjes vendore për zhvillimin ekonomia lokale.

Projekti sapo ka përmbyllur fazën e tij te konceptimit dhe ka mbledhur të dhëna dhe studime të përditësuara të dinamikave të tregut lokal të punës, ekosistemit të sipërmarrjes dhe mundësive për zhvillim ekonomik dhe sipërmarrje private. Gjithashtu, projekti ka ngritur struktura dhe krijuar mekanizma bashkëpunimi që mundësojnë zbatimin e tij efektiv.

Projekti:

Do te rrisë punësimin e njerëzve të cilëve aktualisht u mungojnë aftësitë ose aksesi në (vete) punësim.

Do të ofrojë trajnime që janë të përshtatura per tregun e punës dhe sipërmarrjet e vogla, që u mundëson njerëzve të (vetě) zhvillohen ekonomikisht në Kukës.

G swisscontact do të punojë me bizneset lokale për të ofruar mundësi për (vetë) punësim ose trajnimin e njerëzve në sektorë inovative që lejojnë punën në distancë (p.sh. sektori i IT-së).

Do të mundësojë lidhjen efikase të bizneseve me institucionet mikrofinanciare, do të forcojë mundësitë për investime në rajon dhe do të përmirësojë mjedisin e biznesit në rajon.

Projekti përshtat një qasje gjithëpërfshirëse për të kuptuar dhe adresuar çështjet kyçe që ndikojnë në vendimet e njerëzve dhe familjeve për të emigruar në mënyrë të parregullt.

“Perspektiva té Reja” do të punojë me ta për të rritur qëndrueshmërinë e tyre ndaj presioneve të jashtme dhe t’i fuqizojë ata për të shfrytëzuar mundësitë ekonomike dhe sipërmarrëse në vend.

Projekti gjithashtu adreson normat sociale, komunikon pozitivisht për mundësitë e reja, ndihmon të rinjtë të bëjnë zgjedhje të informuara për jetën dhe promovon barazinë gjinore.

Projekti do të punojë për të identifikuar mundësitë e biznesit dhe punësimit në rajon, ndër të tjera në sektorin e (agro) turizmit, bimëve mjekësore, përmirësimin e agro-përpunimit ose shërbimet e bazuara në TIK. Ai synon të nxisë sipërmarrjen lokale, të forcojë bizneset lokale dhe të përmirësojë sistemet e tregut. Al gjithashtu lehtëson tërheqjen e investimeve shqiptare dhe të huaja që janë të qëndrueshme dhe të përgjegjshme nga pikëpamja sociale.

Projekti bashkëpunon me qeverisjen në nivel lokal dhe kombëtar, për të dëgjuar zërat e qytetarëve dhe komuniteteve të biznesit dhe për të qenë më të përgjegjshëm kundrejt tyre. Ai ndihmon autoritetet vendore të zhvillojnë plane dhe të krijojnë një mjedis më të favorshëm për zhvillimin ekonomik lokal, për të shfrytëzuar potencialin e plotë të rajonit të Kukësit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!