“Mos e vrit se më duhet”, momenti i nxehtë mes Drogba e Mourinho

schedule11:36 - 5 Shkurt, 2021

schedule 11:36 - 5 Shkurt, 2021

Ish-mesfushori i Chelseas, Steve Sidwell, është rikthyer të flasë për aventurën e tij tek blutë e Londrës. Anglezi gjatë një intervistë për “BT Sport”, rikujton një moment mes trajnerit Mourinho dhe Didier Drogba në stërvitje, ku përgjigjja e portugezit në një debat e sipër i shtangu të gjithë.

“Në atë kohë ekipi kishte disa senator. Terry, Lampard, Essien, Drogba apo dhe Ballack kishin më peshë se lojtarët e tjerë. Por, në stërvitje të gjithë jepnim maksimumin dhe mbaj mend se Essien e dëmtoi shumë rëndë Shevcenkon. Një episod tjetër ishte me mbrojtësin izraelt Tal Ben Haim, i cili i ndërhyri akoma dhe më rëndë Drogbas.

 

Sidwell dhe Mourinho

Ky i fundit e humbi toruan dhe i tha Mourinhos se ‘dua ta vras’. Jose mjaf i qetë, por dhe i lumtur nga reagimi i bomberit i tha se kishte nevojë të shtunën për të dhe javën tjetër mund ta vriste i qetë. Mendoj se ato ishin vitet e arta të “Special One”, ndërsa te Tottenham nuk po e shikoj edhe aq mirë”, përfundon Sidwell. /abcnews.al