Mos e përdorni këtë fjalë, psikologët thonë se mund t’i japë fund lidhjes tuaj

schedule21:23 - 7 Prill, 2022

schedule 21:23 - 7 Prill, 2022

Mund të duket absurde por përdorimi i shpeshtë i një fjalë të thjeshtë ul vetëbesimin në një marrëdhënie. Supozoni se i kushtoni shumë kohë marrëdhënies tuaj duke treguar respekt dhe mirënjohje, duke lënë mënjanë telefonin për të qenë i pranishëm kur është e nevojshme dhe duke punuar shumë për të qenë më i miri.

Megjithatë, marrëdhëniet kërkojnë shumë punë dhe nëse doni të keni sukses, duhet t’i kushtoni vëmendje fjalëve që përdorni. Ekspertja Lauren Cook thotë se kriza mund të shkaktohet nga “rregullat dhe kriteret e brendshme të secilit prej tyre, të cilat bien ndesh me ato të personit tjetër në lidhje”

E njëjta gjë vlen edhe për fjalën “nuk duhet”. Imagjinoni, për shembull, frazën: “Nuk duhet të shpenzosh kaq shumë kohë duke luajtur lojëra” ose “Duhet të përpiqesh më shumë”. Sipas psikologut Jeffrey Bernstein, “duhet” apo “nuk duhet” mund të shkaktojnë energji negative dhe me kohën bëhen toksike për çiftin.

“Kur partneri u thotë të tjerëve se çfarë duhet të bëjnë dhe çfarë jo, ai vendos veten në një pozicion pushteti dhe i dërgon mesazh tjetrit se është superior”, shpjegon Lauren, këshilltarja e marrëdhënieve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!