Mos e hidhni qumështin e skaduar, 3 mënyra se si mund ta përdorni

schedule22:30 - 27 Qershor, 2022

schedule 22:30 - 27 Qershor, 2022

Nëse qumështi që keni blerë ka skaduar, mos e hidhni. Ka disa mënyra alternative se si mund ta përdorni.

Pastroni enët

Përdorni qumësht të skaduar duke shtuar pak uthull dhe fërkoni mirë enët e argjendit me një leckë. Më pas, pastrojeni me një leckë të lagur.

Hiqni njollën e bojës

Boja është një njollë e vështirë në pëlhurë. Lyejeni me qumësht dhe shpëlajeni mirë të nesërmen. Qumështi do të shkrijë bojën dhe rrobat do të pastrohen më lehtë gjatë larjes.

Pastroni mobiljet

Duke ndjekur të njëjtën procedurë, lyeni sipërfaqet e drurit dhe më pas pastrojini me një leckë të pastër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!