Mos e bëni këtë veprim, Messenger do t’ju spiunojë

schedule11:45 - 4 Shkurt, 2022

schedule 11:45 - 4 Shkurt, 2022

Një veçori e re po vjen në Messenger. Mark Zuckerberg ka paralajmëruar përdoruesit që të mos përdorin opsionin ‘screenshot’ në biseda sepse miqtë e tyre do të njoftohen. CEO i kompanisë mëmë Meta tha se app-i do t’i njoftojë përdoruesit nëse biseda e tyre është kapur nga një person tjetër.

Funksioni është duke u testuar në Shtetet e Bashkuara dhe pritet të prezantohet për përdoruesit e Facebook në Evropë në javët e ardhshme, sipas USA Today. Platformat rivale të dërgimit të mesazheve ofrojnë tashmë opsione për zhdukjen e mesazheve të përdoruesve, si dhe njoftime kur një bisedë është fotografuar.

 

 

Funksioni i ri i Messenger

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!