Mos dilni pa çadër nga shtëpia, si do të jetë moti sot

07:19 | 28/02/202007:190

Gjatë ditës së sotme do të kemi reshje e shiu në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas Meteoalb, deri në mesditë i gjithë vendi do të jetë me reshje shiu dhe reshje dëbore në zonat malore.

Por orët e pasdites dhe në vijim përmirësojnë gradualisht kushtet e motit.

Në të gjitha zonat malore e deri në lartësitë kodrinore do të ketë reshje dëbore, këto hera herës të dendura në veri e verilindje. Reshjet pritet të ndërpriten në orët e pasdites.

Temperaturat zonat malore parashikohen -2ºC deri në 5ºC, zonat e ulëta 1ºC deri në 12ºC dhe në zonat bregdetare 2ºC deri në 13ºC.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono