BE nuk hapi negociatat, Zaev: Është e padrejtë karshi Shqipërisë

schedule17:05 - 23 Qershor, 2021

schedule 17:05 - 23 Qershor, 2021

Teksa Bashkimi Evropian edhe një herë nuk ka hapur negociata me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për shkak të vetos së Bullgarisë, në Shkup kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë të përbashkët me homologun e tij Zoran Zaev.

Rama ka thënë se nuk është shumë i shqetësuar për mos çeljen e negociatave, pasi sipas tij dy vendet i kanë kryer detyrat e caktuara, por ishte çështja e Bullgarisë e cila pengoi hapjen e negociatave.

Kryeministri Edi Rama më tej ka shtuar se Shqipëria e Maqedonia e Veriut duhet të punojnë akoma më fortë që të bëhen vende me standarde evropian dhe më pas kur Europa të jetë gati, të mund të integrohen.

“Nuk ka të bëjë me ne por me BE. Nuk jam i shqetësuar dhe nuk është se po humbas gjumin për këtë. Se kam gjëra më të rëndësishme për të mbetur pa gjumë. Thelbësore është se ne e kemi bërë punën tonë. Si ne dhe Maqedonia e Veriut e kanë bërë punën. Dhe ne do vazhdojmë ta bëjmë punën tonë. Se nuk ka mbaruar dhe kur ata janë gati të na e thonë. Dhe sfida për ne është të krijojmë standarde dhe institucione europiane. Ekonomikisht në Shqipëri dhe Maqedoni këtu në Ballkanin Perëndimor. Kjo është ajo që kërkojnë fëmijët tanë. Nëse ecim para në proces jemi të lumtur por në të kundërt nuk është se do jem i palumtur” tha Rama.

“Nuk do thosha vetëm qëndrimi Bullgar. Çdo shtet mund të ketë momentet e veta të shkëputjes. Por kjo nuk ka të bëjë me Maqedoninë e Veriut dhe Evropën por me Bullgarinë. Kjo është arsyeja dhe kjo është provojë e tillë. Megjithatë mendoj se unë dhe Zoran Zaev, jemi lexues më të mëdhenj të Samuel “Në pritje të Godos” por ne nuk po presim ne po ecim përpara. Për ti bërë dy vendet shtet evropiane. Ne e duam BE edhe ata na duan. Por nuk martohemi. Do shijojmë lirinë deri sa të martohemi.” tha Rama mes të tjerash.

Ndërkohë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është shprehur se është e padrejtë nga Bashkimi Evropian që të mos hapi negociatat me Shqipërinë.

“Sidomos është e padrejtë karshi Shqipërisë. Është e padrejtë për Shqipërinë dhe është çështje evropiane. Se është vetëm hapi i mëtejshëm drejt BE. E dimë se nesër nuk do jemi anëtare. Do duhen shumë vite. Por ka të bëjë me të mbajtur të motivuar për të vazhduar rrugën nëpërmjet metodologjisë. Ideja është të evropianizojmë dy vendet. Por kjo është ajo që presin prej nesh.” Tha Zoran Zaev. e.l/abcnews.al/