Mos bëni përpjekje për azil: Franca dhe Belgjika deportojnë për 1 muaj 808 shqiptarë

schedule16:44 - 11 Shkurt, 2020

schedule 16:44 - 11 Shkurt, 2020

Prej 1 Janarit e deri më sot (11 shkurt), janë deportuar nga vendet e Bashkimit Europian plot 808 shqiptarë që kishin shkuar për të marrë azil. Vetëm ditën e sotme erdhen me charter nga Belgjika dhe Franca 40 persona. Ata zbritën dëshpërimisht në Rinas, pasi u deportuan nga këto shtete. Policia shqiptare bën thirrje që askush të mos shkojë për qëllime azili në vendet e hapësirës Schengen, pasi shanset për ta marrë janë zero!

Deklarata
Mesditën e sotme, nga Patrulla e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Frontex-in dhe Zyrën Franceze për Emigracionin (O.F.I.I.), me anë të një fluturimi me charter, të nisur nga Lille, Francë, u riatdhesuan 40 shtetas shqiptarë, nga të cilët: 34 nga Franca dhe 6 nga Belgjika.

Prej 1 janarit 2020 e deri sot janë riatdhesuar 808 shtetas shqiptarë, të kthyer deportiv dhe të riatdhesuar nëpërmjet fluturimeve me charter, në bashkëpunim me Frontex-in, të cilët kanë pasur si qëllim kërkimin e azilit në vendet e BE-së.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë edhe një herë për të gjithë ata shtetas që udhëtojnë në hapësirën Schengen që të mos bëjnë asnjë përpjekje për të aplikuar për azil në Francë apo në çdo shtet tjetër të BE-së dhe të mos bëjnë asnjë shpenzim duke paguar ata që duan të përfitojnë duke i mashtruar se do t’u sigurojnë azil, pasi rezultati në të dyja rastet do të jetë negativ.

Shqipëria është një vend i sigurt dhe shanset për të marrë azil janë zero!

/abcnews.al