Policia Kufitare ka shtuar sportolet në doganën e Morinës, aty ku fluksi i kosovarëve drejt Shqipërisë është i pashmangshëm. Nga 10 sportele këtë të dielë u deshën 14 të tilla, dhe fluksi është ndjerë në të gjithë gjatësinë e rrugës.
Duket sikur askush nuk ka mbetur pas në Kosovë. Mijëra vetë i janë drejtuar bregdetit.
Që në orët e para të kësaj të diele në pikën kufitare kanë mbërritur qindra automjete dhe autobusë për të kaluar fundjavën dhe pushimet në Shqipëri.
Ndryshe nga herët e tjera, Policia Kufitare ka shtuar numrin e sporteleve, sipas ngarkesës nga 10 deri ne 14 sportele, duke krijuar kushte optimale për kalimin e lirë dhe pa vonesa të kufirtit.
Edhe pse fluksi i qytetarëve të kosovës ka qenë shumë i lartë,shtimi i sporteleve dhe procedura e përshpejtuar që aplikohet nga Policia Kufitare kanë shmangur radhët dhe kohëzgjatjen në doganë.
Sipas Policisë Kufitare vetëm në orët para të ditës deri në orën 7 kanë hyrë në Shqipëri përmes Morinës më shume se 820 mjete me rreth 6 mijë qytetarë.
Fluksi i lëvizjes është ndjerë përgjatë gjithë Rrugës së Kombit, e cila nga 1 Korriku e në vijim monitorohet me patrulla të përbashkëta të policisë së dy vendeve./abcnews.al