Me mijëra qytetarë kosovarë kanë hyrë në pikën kufitare të Morinit në orët e para të mëngjesit. Policia i ka kaluar mjetet pa kontroll, ndërsa udhëtarët kanë si destinacion bregdetin shqiptar.
Radha e automjeteve në pikën kufitare të Morinit nuk kishte fund. Vetëm në orët e para të ditës në doganë kanë hyrë më shumë se 4 mijë automjete dhe 70 autobusë.
Pjesa më e madhe e tyre janë shtetas kosovarë, të cilët po shkojnë në bregdet. Nga veriu preferojnë Velipojën, kurse nga jugu pëlqejnë Ksamilin.
Policia kufitare ka shmangur kontrollet duke operuar me procedurë të përshpejtuar
Gazetar: Bujar Muçmata