Moriba: Barcelonën e kam në zemër, por shumë gënjeshtra u thanë gjatë kësaj kohe

schedule20:20 - 1 Shtator, 2021

schedule 20:20 - 1 Shtator, 2021

Ilaix Moriba la Barcelonën në ditën e fundit të merkatos dhe u bashkua me Leipzig në gjermani për vlerën fillestare të 16 milionë eurove, plus 6 të tjerave në formë bonusesh. Në fakt ishte një serial i gjatë ky transferim për 18-vjeçarin.

Barcelona deshi ta mbante, por u fol se oferta e bërë nga klubi ishte e pamjaftueshme për kërkesat e lojtarit. Më pas ai vendosi për largim dhe shumë kërcënime e fjalë u thanë për të. Vetë mesfushori komentoi këtë transferim, i pari për të në karrierë.

“Jam përmirësuar shumë në Barcelonë prej tifozëve, edhe pse disa prej tyre ditët e fundit nuk kanë ditur të sillen. Do e kem gjithmonë Barcelonën në zemër, i uroj më të mirën klubit dhe të gjithë të rinjve, veçanërisht Ansu Fati, kam parë që i kanë dhënë numrin 10.

 

Ai ishte i vetmi që e meriton dhe i uroj më të mirat. Ëndrra e çdo fëmijë që dëshiron të bëhet futbollist është të luajë një ditë me Messin. Ajo që bën ai është e pabesueshme.

Gjëja më e mirë është se ai është një njeri shumë i mirë jashtë fushës, përpiqet gjithë kohës t’i ndihmojë të rinjtë. Përballja me të në Champions? Do shtrëngojmë duart, por kur ndeshja nis, secili mbron klubin e vet. Unë do jap gjithçka për Leipzig”, tha Moriba. /abcnews.al