Mori propozimin për martesë por kur do të shkojë drejt altarit? E zbulon vetë Fatma Methasani

schedule20:49 - 18 Korrik, 2021

schedule 20:49 - 18 Korrik, 2021

Në përvjetorin e saj të 26-të, Fatma Methasani mori propozimin për martesë nga babai i djalit të saj, Alfio Rrotani. Çifti kishte organizuar një festë me familjarët dhe miqtë e tyre dhe momenti më i veçantë i mbrëmjes ishte propozimi që mori nga njeriu i zemrës.

Por ndërsa kanë kaluar disa muaj nga momenti kur ajo i tha “PO” Alfios, nuk dihet asnjë detaj mbi dasmën që do të mbajnë. E ftuar ditën e sotme në “Edicioni Veror” në ABC, moderatorja rrëfeu për gazetaren Irini Meçe zbuloi se kur kanë ndërmend t’i japin fund beqarisë.

“Unë siç nuk dija gjë për propozimin aq më tepër për dasmën që po presim. Fiksimi i Alfios ka qenë gjithmonë që Noah të sjellë unazat. As nuk e kemi diskutuar ndonjëherë punën e martesës. Mbase ka ndryshuar mendje Alfio por unë nuk e heq unazën.

Dëshira është që Noah të sjellë unazat, kështu që do të presim deri në momentin që Noah mos të shpërqendrohet rrugës dhe të kthehet por të vijë drejt altarit. Mbase vitin tjetër që të jemi më të qetë nga rrëmuja e pandemisë.”, tha Fatma.

Moderatorja foli ndër të tjera dhe për rikthimin e saj në ekran. Ajo tregoi se punon për të sjellë një emision por nuk zbuloi detaje të mëtejshme. “Është diçka që e kemi në plan, bëhet fjalë për një patentë dhe e sjellë në Shqipëri por jemi duke e diskutuar.”, tha Fatma./abcnews.al