Ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albarez, është diagnostikuar pozitiv me Covid-19.
He dado positivo en Covid-19. Me encuentro bien, con síntomas leves. Sigo trabajando, extremando precauciones.
— José Manuel Albares (@jmalbares) December 1, 2022
“Unë u diagnostikova pozitiv me Covid-19. Jam mirë dhe kam simptoma të lehta”, tha ministri i Jashtëm spanjoll në një postim në Tëitter, pasi u kthye në Spanjë pas një sërë udhëtimesh në kryeqytetet europiane.
Jose Manuel Albarez mori pjesë ditën e djeshme të mërkurën në Lodź të Polonisë në një darkë të organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE).
Të martën dhe të mërkurën ai mori pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s në Bukuresht.
/abcnews.al