Mori pjesë në festë dhe u pendua, 51-vjeçari me Covid-19 vdes pasi postoi mesazhin domethënës

schedule15:47 - 2 Korrik, 2020

schedule 15:47 - 2 Korrik, 2020

Një burrë nga Kalifornia i cili rezultoi pozitiv me koronavirus pasi mori pjesë në një festë shprehu keqardhjen në facebook  një ditë përpara se të vdiste.

Thomas Macias, 51 vjeç, shkoi në një festë muajin e kaluar pranë komunitetit të tij në Liqenin Elsinore, rreth 70 milje nga Los Angeles.

Menjëherë pas festës, ai filloi të  ndihej keq. Më 20 qershor, ai postoi një mesazh në facebook duke paralajmëruar të dashurit e tij për rrezikun që vinte nga virusi, tha familja e tij.

“Unë dola para disa javësh dhe për shkak të marrëzisë sime vura në rrezik shëndetin e familjes sime,” shkroi ai. “Kjo ka qenë një përvojë shumë e dhimbshme. Kjo nuk është shaka. Nëse duhet të dilni, mbani një maskë dhe  praktikoni distancën sociale. Shpresoj që me ndihmën e Zotit, unë të arrij t’ia dal mbanë.”

Por ai nuk ia doli dot, vdiq një ditë pas postimit.

Macias punonte si një shofer kamioni dhe vuante nga diabeti. Doktorët u shprehën se personat me diabet, sëmundje të zemrës apo probleme me mushkri ishin më të rrezikuar nga virusi.

Një shok i tij, shkoi në festë për ti treguar Marcias se ai ishte me koronavirus, por nuk e mendoj se do të infektonte asnjë pasi nuk kishte simptoma, tha Lopez.

Macias ishte kaq i mërzitur, dhe ai vazhdonte të fajësonte vetën për çfarë ndodhi, Rreth një duzinë me  njerëz që morën pjesë në festë gjithashtu rezultuan pozitive me koronavirus.

Macias u testua në 15 qershor, mori rezultatin e tij 18 qershor dhe vdiq në 21 qershor. Qarku Riverside ka mbi 18,000 raste të konfirmuara me koronavirus dhe ka konfirmuar rreth 460 viktima. Gjithashtu ka numrin e dytë të rasteve më të larta në shtet pas Los Angeles./abcnews.al