Një 45-vjeçar shqiptar i dënuar me 7 vite burg është ekstraduar drejt Shqipërisë. Mësohet se nga shkëmbimit i informacionit mes Interpol Tiranës, Interpol Romës dhe Interpol Athinës, u bë e mundur kapja në Itali, ekstradimi drejt Athinës dhe më pas drejt vendit tonë, e 45-vjeçarit Besnik Sadikaj.
Sadikaj është arrestuar nga autoritetet policore italiane, me qëllim ekstradimin Athinës e më pas drejt Shqipërisë, pasi ka qenë i shpallur në kërkim nga Interpol Athina për pengmarrje dhe nga Interpol Tirana për pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale.
45-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me 7 vjet heqje lirie, për pastrim parshë pasi gjatë periudhës 2009-2010, Sadikaj ka hapur disa llogari në banka të nivelit të dytë në Shqipëri, në shuma të konsiderueshme në euro, të ardhura të cilat nuk janë justifikuar me burime të ligjshme.
Gjithashtu, Sadikaj dhe disa persona të tjerë janë dënuar në shtetin grek, pasi dyshohen për marrjen peng të një shtetaseje greke, në këmbim të shumës 1.800.000 euro. s.b/abcnews.al/