Mori ndihmën e parë në spitalin e Lezhës, 21-vjeçari që vrau policin niset për në Tiranë

schedule17:30 - 28 Shtator, 2021

schedule 17:30 - 28 Shtator, 2021

Pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin rajonal të Lezhës, Aldi Rama, 21-vjeçari që vrau sot policin, Saimir Hoxha, është nisur për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Raportohet se gjendja e 21-vjeçarit është tepër kritike. Aldi Rama pasi qëlloi për vdekje policin Saimir Hoxha, tentoi të fshihej për disa orë. Ai u rrethua nga RENEA dhe FNSH dhe pas rreth 5 orësh tentoi t’i jepte fund jetës duke qëlluar veten me armë zjarri, por mbeti i plagosur rëndë.

Kujtojmë se efektivi i Saimir Hoxha kishte ndaluar makinën e tre të rinjve pasi dyshohej se ishin të përfshirë tek një parcelë me kanabis. Në këtë moment nga sendilja e pasme e makinë Aldi Rama ka qëlluar për vdekje policin Saimir Hoxha. /abcnews.al/