Mori leje nga burgu i Peqinit për të vrarë borxhliun 35 vjeç

schedule13:00 - 15 Korrik, 2019

schedule 13:00 - 15 Korrik, 2019

 

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka vendosur arrest me burg për Artan Koçekun në seancën e rivlerësimit të masës së sigurisë.

29 vjeçari akuzohet se ka vrarë me armë zjarri Angjelin Shkambin pasi i kishte viktimës një borxh prej 40 mijë eurosh.

Seanca e drejtuar nga gjyqtarja Izabela Radovani u zhvillua me dyer të mbyllura.

Artan Koçeku kishte marrë shtatë ditë leje nga burgu i Peqinit dhe një ditë pasi të kthehej në qeli me 17 dhjetor të 2017 ekzekutoi 35 vjeçarin Angjelin Shkambi.  Hetimet treguan se Koçeku eliminoi viktimën pasi i kishte marrë hua një sasi parash./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!