Mori fronin pas vdekjes së Elizabeth, Putin uron mbretin Charles III

schedule13:45 - 10 Shtator, 2022

schedule 13:45 - 10 Shtator, 2022

Presidenti rus Vladimir Putin shprehu urimet e tij të sinqerta për Charles III , i cili u shpall mbret sot, duke pasuar nënën e tij, Mbretëreshën Elizabeth.

“Ju lutemi pranoni urimet e mia të sinqerta për marrjen e fronit”, tha Putin, sipas një deklarate të lëshuar nga Kremlini.

“I uroj Madhërisë suaj suksese, forcë dhe gjithë të mirat”, shtoi ai.

/abcnews.al