Dy persona janë arrestuar nga policia në Durrës, mes tyre njëri për mashtrim, që ishte shpallur në kërkim më parë. Sipas policisë 29-vjeçari me inicialet B.B., banues në Tiranë më 21 Tetor i kishte marrë me qira mjetin tip “Benz” një tjetër personi me inicialet R. Ç. dhe nuk ia kishte kthyer më.
Pronari i makinës e denoncoi dhe policia sot e vendosi në pranga. I arrestuari i dytë është A. M. 64-vjeç, banues në Tiranë. Ai u kap në gjendje të dehur duke drejtuar makinën. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./ Abcnews.al