Policia arrestoi ditën e sotme 29-vjeçarin Vasel Koçaku dhe shpalli në kërkim 39-vjeçarin Omer Brahot, pasi kërcënonin me jetë shtetasin T.M., që t’u jepte atyre 150 mijë paund.
Burime bëjnë me dije se konflikti midis Vasel Kocakut dhe Omer Brahos me shtetasin T.M. ka nisur pasi vëllai i këtij të fundit ka lënë punën në Angli. Ata pretendojnë se ai u ka vjedhur një sasi prej 150 mijë paund. Burimet nga policia bëjnë me dije se ka dyshime se Kocaku, Braho dhe vëllai i T.M. kishin shtëpi bari, për të cilën kishin lindur konflikte.
Duke mos pasur një kontakt direkt me të ata prej gjashtë muajsh i shantazhonin të vëllanë që ai t’u jepte paratë. Në javët e fundit, doza e kërcënimeve ishte shtuar, saqë e detyroi të paraqitej për denoncim në polici. Blutë mundën ta arrestojnë të riun në zonën e Kombinatit. /abcnews.al