Morena Taraku provokon sërish me foto të nxehta, ka një mesazh për ish-in

schedule09:33 - 3 Gusht, 2020

schedule 09:33 - 3 Gusht, 2020

Morena Taraku është një ndër personazhet më të komentuar të showbizzit shqiptar. Jeta e saj personale, por edhe fotot provokative që ndan shpesh në rrjete sociale kanë bërë që modelja dhe këngëtarja të vihet shpesh në fokus të mediave.

Ajo është shumë aktive në Instagram, ku ndan shpesh me 1 milion ndjekësit e saj poza të nxehta. Së fundmi, Morena ka provokuar sërish me një foto ku duket mjaft tërheqëse e veshur me bikini, që i nxjerrin në pah linjat trupore. Por, ajo që ka tërhequr gjithashtu vëmendjen është mbishkrimi në foto, ku shkruan: “Më pëlqejnë mesazhet e ish-të dashurve të mi kur ata dëshirojnë një shans të dytë”.

 

View this post on Instagram

 

I LIKE TEXTS FROM MY EXES WHEN THEY WANT SECOND CHANCE ??

A post shared by K I N G M T ♔ (@morenataraku) on

Kujtojmë që Morena pasi i dha fund lidhjes së shumë komentuar me biznesmenin iranian Sasha Sobhiani,, u përfol për një tjetër romancë. Ishte vetë modelja që konfirmoi lidhjes e re, por duke mos dashur të bëjë publik emrin e tij. Megjithatë, disa statuse që ka bërë së fundmi Morena në rrjete sociale, ka lënë të kuptojë se lidhja mes tyre ka marrë fund. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!