Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vlorë, burg për pengmarrësit/ Gjykata lë në qeli dy nga tre të arrestuarit, morën peng të riun nga Kosova

schedule16:08 - 14 Dhjetor, 2025

schedule 16:08 - 14 Dhjetor, 2025

Dy nga tre pengmarrësit e një shtetasi nga kosova do vijojnë të qëndrojnë në qeli.

Gjykata e Vlorës la në burg Orest Çorapajn dhe Julian Zogajn, ndërsa Vilson Agaj do qëndrojë nën masën e arrestit shtëpiak.

Të tre personat e arrestuar pak ditë më parë si pengmarrës në këmbim të lirisë I kërkonin  Fisnik Xhakës t’u jepte 70 mijë euro.

Pengmarrësit dhe pengu ishin njohur me njëri tjetrin në një shtet te Bashkimit Europian ku kishin bërë një marrëveshje të paligjshme për trafik droge.

Ata dhunuan 39 vjeçarin nga  Kosova dhe e morën peng pasi ky I fundit kishte dalë  garant që disa persona në Europë të merrnin një sasi droge me vlerë 70 mijë euro me pretendimin se lekët do i paguanin më vonë.

Vlonjatët dërguan drogën në një vend të BE-së, por  personi që e mori nuk u ka kthyer paratë.

Alarmin në polici e dha e motra e pengut. Me banim në suedi, ajo kontaktoi interpolin që njoftoi policinë e Vlorës.

Fisnik Xhaka mbahej peng në një banesë që ishte e monitoruar tërësisht nga kamerat e sigurisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!