Morën peng 34-vjeçarin, arrestohen tre të rinjtë në Gjirokastër

schedule18:44 - 10 Qershor, 2021

schedule 18:44 - 10 Qershor, 2021

Një 34-vjeçar është marrë peng në qytetin e Gjirokastrës ditën e sotme. Sipas policisë kanë qenë 3 persona të cilët kanë kryer këtë krim, ku nën kërcënimin e një arme zjarri i kanë hequr lirinë për disa orë 34-vjeçarit J.GJ.

Është dashur ndërhyrja e policisë, që 34-vjeçari të lihej i lirë, ndërsa në pranga kanë përfunduar M. D., 28 vjeç, E. T., 33 vjeç dhe D. K., 35 vjeçe, të tre banues në Gjirokastër, si dhe u procedua në gjendje të lirë  një 14 vjeçar.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit E. T., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike, 35 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, një mjet mprehës(thikë).

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër- Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kalaja”.

I hoqën lirinë në mënyrë të paligjshme nën kërcënimin e armës 34 vjeçarit, arrestohen në flagrancë nga Policia 3 shtetas.

Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, një sasi dozash me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva dhe një mjet mprehës (thikë)

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasit J. Gj., 34 vjeç, banues në Gjirokastër, i kanë hequr lirinë nën kërcënimin e armës 4 shtetas, organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur finalizimin e operacionit “Kalaja”, ku si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:

•M. D., 28 vjeç, E. T., 33 vjeç dhe D. K., 35 vjeçe, të tre banues në Gjirokastër, si dhe u procedua në gjendje të lirë një 14 vjeçar.

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri – tjetrin nën kërcënimin e armës i kanë hequr lirinë shtetasit J. Gj, duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij për disa orë.

Falë reagimit të menjëherëshëm të Policisië dhe veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi dhe vënia në pranga e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit E. T., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike, 35 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, një mjet mprehës(thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme

e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!