Urdhri i qeverisë për hapjen e bllokut të dytë të bizneseve, duket se nuk e ka bindur shumicën prej tyre të rikthehet në punë.
Kryeqyteti i ngjan më shumë një dite të zakonshme karantine, edhe pse shumë dyqane lulesh, veshjesh dhe shërbimesh të tjera kanë marrë lejen për të ngritur qepenët.
Gjatë një vëzhgimi të bërë nga gazetarja e Abc News Erblina Mile në rrugën “Myslylm Shyri” në Tiranë, e cila njihet si një nga zonat me numër më të madh dyqanesh veshjesh në kryeqytet, duket se vetëm 1 në tre dyqane kanë zgjedhur të riktehehen në punë.
LEXO EDHE: LISTA/ Blloku i dytë bizneseve që hapen sot, këto janë dyqanet që dalin nga karantina
Nga pamjet duket një numër i madh qepenësh të ulët, kjo edhe për shkak se shumica e tyre kanë ende veshjet e dimrit dhe nuk kanë pasur mundësi të ndryshojnë ato.
Dyqanet e hapura ditën e sotme për herë të parë, pas më shumë se një muaji e gjysmë në karantinë, kanë leje të qëndrojnë hapur deri në orën 17:30 e cila është edhe fasha zyrtare e lëvizjes në të gjitha qytetet./abcnews.al