Morën Afganistanin, talebanët vendosin qeverinë në Doha: Jemi përgjegjës për njerëzit

schedule18:58 - 16 Gusht, 2021

schedule 18:58 - 16 Gusht, 2021

Pasi morën kontrollin e Afganistanit, tashmë talebanët do të vendosin qeverinë e re në takimin që do të zhvillohet në Doha.

Një zyrtar i lartë i talebanëve tha se udhëheqja e tyre është në kontakt me bashkësinë ndërkombëtare dhe partitë politike brenda Afganistanit.

Nënkryetari politik i talebanëve Mullah Abdul Ghani Baradar, që shikohet si Presidenti i ri i vendit, tha se momenti aktual është një provë për talebanët. “Në këtë kohë ne përballemi me një provë sepse tani ne jemi përgjegjës për sigurinë e njerëzve” tha Baradar.

Lexo edhe: Kush është Mulla Abdul Ghani Baradar, mendohet të jetë Presidenti i ri i Afganistanit

Siguria në mbarë vendin duhet të garantohet pasi njerëzit janë lodhur nga lufta” tha Fazl Rabi, një banor i Kabulit.

Sayed Ishaq Gailani, një politikan afgan tha se vendi duhet të ketë një sistem në të cilin ruhen arritjet e dy dekadave të fundit.

Ai tha se Presidenti Ashraf Ghani “kreu tradhti duke u larguar nga vendi. Tani ata duhet të jenë të shpejtë në formimin e qeverisë së tyre; përndryshe, njerëzit do të mbeten të shqetësuar” tha Gailani./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!