TIRANË– Vijon dëshminë Artan Tafani, bashkëpunëtori i drejtësisë që zbardhi disa ngjarje kriminale të kryera nga grupi që drejtohej nga Laert Haxhiu.
Para trupit gjykues ai ka rrëfyer vrasjen e Albi Bashaliut. Tafani tha se paratë për vrasjen i kishte dhënë Lorenc Lala, pasi Bashaliu kish vrarë një të afërm të tij
“Për vrasjen e Albi Bashaliut kemi marrë 50 mijë euro, unë mora 20, 10 i mori Lulëzimi dhe 10 të tjera Laerti. Lekët i ka paguar Lorenc Lala për vrasjen e Bashaliut. Laerti na ka thënë që duhet ta bëjmë këtë punë për nder për nipërit e Lorenc Lalës pasi Albi Bashaliu iu kishte vrarë babain.
Enriko Xhahysa na ka sjellë një video ku filmonte makinën e viktimës për të na e treguar. Laerti më tha shko tako të zotin e hallit Enrikon, me pas e takoj në Rrogozhinë dhe më çoi në fshatin Gjocaj aty ku kishte shtëpinë viktima ku do bëhej dhe vrasja”, tha ai para trupit gjykues në GJKKO. /abcnews.al