Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, beson se një nga arsyet e paraqitjeve të pasuksesshme të Interit në kampionat është kriza e ideve të Simone Inzaghit. Ai pranoi që Inzaghi mund të quhet problemi i Interit.
“A mund të quhet Inzaghi problem? Po, sepse ai është përgjegjës për rezultatet. Dhe rezultatet e tij nuk janë bindëse. Në ndeshjen e fundit nuk më pëlqeu mungesa e inatit në fushë. Lojtarët dukej se po merrnin pjesë në një ndeshje miqësore. Nuk fitohet kështu”, tha Moratti për ITASportPress. /G.D abcnews.al/