Alvaro Morata në një intervistë për “El Larguero” ndërsa bëri të ditur se ishte shumë afër kalimit te Barcelona gjatë merkatos së janarit, por Allegri nuk e lejoi largimin e tij nga Juventusi.
“Dimrin e kaluar pata katër ose pesë shanse shumë të mira. Por Allegri ishte i qartë dhe më tha ‘nuk lëviz nga këtu, dua që të luash me Vlahovicin’. Ishte një përpjekje për mua që të luaja në të majtë”, theksoi Morata, ku më pas falënderoi Xavin për thirrjen dhe theksoj se kjo gjë e “bëri të ndihet mirë”.
Pavarësisht kontakteve, Morata mbylli sezonin me Juventusin në Torino dhe Barça nënshkroi me Pierre-Emerick Aubameyang si lojtar i lirë, një operacion që i dha rezultate të shkëlqyera katalanasve.
Tani, spanjolli po luan në një nivel të mirë në fillim të sezonit me Atléticon dhe mori thirrjen nga Luis Enrique për të marrë pjesë në duelet e Ligës së Kombeve kundër Zvicrës dhe Portugalisë, përkatësisht më 24 dhe 27 shtator. /f.a/abcnews.al

