Alvaro Morata ishte fantastik mbrëmë ndaj Ferencvaros në fitoren 4-1 të bardhezinjve ndaj skuadrës së Myrto Uzunit. Spanjolli gjeti rrjetën dy herë dhe i dha qetësi skuadrës së tij. Ai tashmë numëron katër gola në tre sfidat e para në Champions, duke konfirmuar edhe një herë cilësimin si shënuesi i ndeshjeve të mëdha.
Pas fitores spanjolli foli për “Sky Sport”, ku tregoi arsyen pse po tregon nivel kaq të lartë te Juve, diçka që nuk e kishte bërë as te Chelsea dhe as te Atletico Madrid më parë.
“E thashë kur u ktheva këtu se ndihesha si një lojtar më i plotë dhe u pjeka si person duke kaluar të mirat dhe të këqijat në karrierën time. E gjitha ishte një përvojë të mësuari. Motivimi që unë dua në të luaj futboll, është e njëjtë me atë që çdo person ka nevojë në jetë, të ndihem i dëshiruar dhe i dashur.
Mendoj se te Juventus kam të gjitha ato që më duhen. Mund të përmirësohem ende dhe besoj se do të vazhdojmë të rritemi së bashku dhe të shkojmë larg. Nuk kam nevojë t’ju them se çfarë përfaqëson Ronaldo dhe çfarë sjell në ekip.
Ai është shok skuadre fantastik, flet me të gjithë, i ndihmon të gjithë dhe është lojtari ynë më i rëndësishëm. Të gjithë shpresojmë se ai mund të vazhdojë të shënojë dhe të na çojë në nivelin që ka parashikuar në mendjen e tij”, u shpreh spanjolli. /abcnews.al