Morata i revoltuar me “Los Colchoneros”: Nuk mund të qëndroj te një skuadër dhe të mos luaj

schedule16:56 - 13 Qershor, 2024

schedule 16:56 - 13 Qershor, 2024

Pas një aventure te Juventus, “bomberi” spanjoll, Alvaro Morata u rikthye te Atletico Madrid në vitin 2022, por pas dy sezonesh tashmë marrëdhënia duket se është mbyllur, madje mes shumë tensionesh me lojtarin që ka mbetur i pakënaqur nga mënyra e trajtimit nga bordi i “Los Colchoneros” dhe tashmë duket se kërkon largimin.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, sulmuesi është vendosur në kërkim të aventurës së radhës duke qenë se në Madrid nuk e llogarisin më si një sulmues titullar të skuadrës së Diego Simeone e kjo sjellje e klubit ka sjellë së fundmi edhe “shpërthimin” e sulmuesit, i cili thekson se në moshën 31-vjeçare nuk mund të qëndroj thjesht si një rezervë.

“Jam 31 dhe në tetor do të mbush 32 vjeç, nuk mund të qëndroj në një skuadër dhe të mos luaj. Nuk kam folur ende me asnjë në klub, por nëse shoh që Atletico transferon sulmues, atëherë do të thotë se nuk jam një prioritet në atë klub”,- u shpreh “bomberi” spanjoll. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!