Spanja nuk shkoi dot më shumë se një barazim pa gola sot ndaj Portugalisë, por pas ndeshjes të gjithë kritikat janë shenjëstruar nga ylli i Juventusit, Alvaro Morata.
Sulmuesi humbi një rast të pastër në fund të ndeshjes, duke goditur traversën dhe ka përfunduar duke u kritikuar shumë nga tifozët dhe specialistët. Gjithsesi në mbrojtje spanjollit i del trajneri i “Furisë së Kuqe”, Luis Enrique.
“Humbjet e rasteve nuk më shqetësojnë. Ai ishte shumë aktiv dhe e menaxhoi presionin, shqetësoi mbrojtësit, luajti shumë mirë dhe bëri punë të madhe. Duhet të ngrihemi dhe ta duartrokasim, jo ta kritikojmë”, tha ndër të tjera Enrique. /abcnews.al
https://twitter.com/FootballChamp0/status/1400900898851799041