Alvaro Morata nuk do të qëndrojë te Juventusi, pasi bardhezinjtë nuk janë të gatshëm ta blejnë përfundimisht për 35 milionë euro.
Spanjolli është i detyruar të kthehet tek Atletico Madrid, që duhet të vendosë më pas se çfarë do të bëjë me sulmuesin.
Vetë Morata ka folur në lidhje me të ardhmen e tij dhe thekson që nuk varet nga ai, por i gëzohet faktit që janë disa klube që e duan.
“Kam disa opsione, por nuk varet nga unë. E mira është se po më ndjekin disa klube. Do të doja të shkoja aty ku më duan dhe më vlerësojnë më shumë”, është shprehur Morata. / abcnews.al

