Balerini dhe koreografi i njohur, Albi Nako, ka folur si rrallëherë ditën e sotme për jetën e tij private.
Në një intervistë për gazetarët, Isli Islami dhe Ori Nebiaj, ai ka treguar edhe një të fshehtë që askush nuk e dinte më herët.
Në një moment, balerini rrëfeu se “po i plas shpirti” që nuk kërcen dot, teksa foli për sëmundjen që e ka larguar nga skena.
“Nuk jam në profesion prej 6 vitesh, kam pasur një sindromë në këmbë e gjunjë që më është shfaqur dy herë, duke marrë gjithë mjekimet dhe farmacitë me radhë gjërat përkeqësoheshin dhe u detyra me mjekime popullore u riktheva, por është një lloj problem gjymtyrësh që unë nuk duhet të kërcej, madje as vrap nuk duhet të bëj dhe këto janë kostot e profesionit, quhet sëmundje e mosha të reja profesionale. Kjo më bëri të largohem nga skena, më plas shpirti ndonjëherë që të kërcej, e bëj por mund të kem kosto nga mbrapa”, ka treguar Albi. l.k/abcnews.al