Një 19 vjeçare, e quajtur Vasilika, ka rrëfyer për mediat greke momentet që ka përjetuar pas përplasjes së dy trenave në Larisa. E reja ndodhej pranë mensës së bashku me shoqen e saj, të cilat arritën të shpëtonin. Siç ka treguar ajo, ata kanë arritur të dalin nëpërmjet një pjese të hapur nën dysheme.
“Në momentin e përplasjes ishim në tavolinën e parë në mensë. U bë një zhurmë dhe gjithçka u nxi. Ka marrë flakë direkt. Para nesh kishte një vrimë në dysheme. Dolëm që andej dhe ecëm disa metra. Ne nuk kishim celularë, gjetëm një telefon aty. Mora babin dhe i thashë se po digjem.” thotë vajza.
Kujtojmë që në mesin e personave që humbën jetën në tragjedinë hekurudhore janë edhe 6 shqiptarë. /abcnews.al