Monument i Skënderbeut në një faqe mali në Labinot të Elbasanit

schedule14:36 - 11 Janar, 2018

schedule 14:36 - 11 Janar, 2018

Në një faqe mali në Labinot të Elbasanit, po realizohet një bust gjigand i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Ai do të jetë 8 metra i lartë dhe i punuar me hekur e beton. Skulptori Fiqiri Kasa tregon për ABC News detaje nga realizimi i veprës.

Monument madhështor që nuk është parë më parë. Këtu në Labinot të Elbasanit është duke u realizuar portreti më i madh i Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Ideja është e artistit e njëkohësisht dhe biznesmen Gjergj Luca.

Vepra monumentale, e ngjashme me portretet e Presidentëve amerikanë të gdhendur në mal, do të ketë një lartësi 8 m.

Në fakt, nga baza, lartësia i kalon mbi 20-25 m, sepse vetëm portreti do të jetë 8 m.

Skulptori Fiqiri Kasa thotë se ky është vetëm fillimi. Në projekt është dhe një park me figurat e ndritura të kombit shqiptar në këtë vend. Skënderbeu është thjesht i pari.

Baza e portretit është e përbërë nga hekur dhe beton. Deri më tani është kryer 50% e punimeve dhe po punohet me shpejtësi për përfundimin e veprës. Dëshira ishte që të përfundonte para datës së vdekjes së heroit tonë Kombëtare. Por duket se kjo vepër do të përfundojë më pas.

Vepra përkon me 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe shpalljes së këtij viti si viti Mbarëkombëtar i Heroit tonë Kombëtar.

Gazetar i ABC News, Elbasan: Fatos Salliu

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!