Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Monopatinat dalin jashtë ligjit/ Vendimi i qeverisë hyn në fuqi, deri në miratimin e legjistalcionit të ri

schedule18:22 - 13 Tetor, 2025

schedule 18:22 - 13 Tetor, 2025

Policia e shtetit ka vendosur ndalimin e përkohshëm të përdorimit të monopatinave, vendim ky i marrë në bazë të numrit të lartë të aksidenteve përfshi dhe ato me fatalitete por edhe se janë përdorur masivisht nga adoleshentët dhe të miturit.

Neritan Buzi, shef i komisariatit të qarkullimit rrugor në Tiranë, thotë për ABC News se menjëherë pas vendimit nga Policia, duket se ka pasur një ndërgjegjësim nga përdoruesit e monopatinave, pasi në krahasim me ditë më parë sot është parë një ulje drastike e qarkullimit të tyre, teksa sqaron dhe qëllimin e këtij urdhri.

Por cilat do të jenë masat që ka marrë policia dhe si do të procedojnë në lidhje me kohën e vendosjes së rikthimit të këtyre mjeteve tek qytetarët.

Buzi thotë se do duhet dhe pak kohë të përcaktohen rregullat e reja në lidhje me moshën që do të lejohet të përdoren këto mjete, shpejtësinë dhe të tjera detaje që synim kanë ndërgjegjësimin e qytetarëve për sigurinë e tyre dhe uljen e numrit të aksidenteve të shkaktuara kryesisht nga këto mjete./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!