Monolog nga Erion Kristo: Uroni me fjalë të ëmbla njerëzit, që t’ua kthejnë në të njëjtën mënyrë

schedule23:41 - 8 Qershor, 2022

schedule 23:41 - 8 Qershor, 2022

Nga Erion Kristo

Unë jam nga të paktët njerëz që jam më zemërgjëri nga të gjithë kur uroj, sepse kur uroj dua që të tjerët të më urojnë në të njëjtën mënyrë. Përshembull kur dikush ka ditëlindjen dhe bën 30 vjet, unë i shtoj edhe një 100, i them u bëfsh 130 vjet.

Por sidomos me fëmijët kur njerëzit nxjerrin fëmijët e tyre apo nipërit e tyre, 103, 105, 107. Por tani kjo ka një arsye se nuk bëhet kot, e para se njerëzit kanë filluar të jetojnë më shumë dhe më gjatë, se nuk ka kuptim t’i thuash tjetrit që bën 98 edhe 100, se duket sikur e mallkon, së dyti duhet të jemi pak më të ëmbël dhe me të dashur me fjalën.

Dikur kemi patur fjalë më të bukura, tani nuk dimë as të ngushëllojmë. E keni vënë re nuk dimë as të ngushëllojmë, kur dikush ndahet nga jeta shkruajnë ngushullime jo po ngashërime, ose dikush shkruan u prefsh, që mirë që ke vdekur por u ndafsh edhe në dysh, u prefsh. Por mbi të gjitha këto urime, janë urimet më madhështore që nxjerrim nga goja për të tjerët, vdeksh, të marrtë mortja, ngordhsh. Këto janë urimet më të bukura, por më të bukura bëhen kur ja uron vetes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!