Monolog nga Erion Kristo
Ju të gjithë e mbani mend batutën që shqiptarit mund t’i bësh ç’të duash vetëm mos e shiko shtrembër. Ka ardhur koha për ca batuta të tjera, shqiptarët janë kombi më i veçantë në botë, mësojnë mësuesit e tyre. Sepse në vendin tonë lejohet zvarritja jo fluturimi, në vendin tonë vazhdimësia është diçka heroike. Në këtë vend në një qafë dalin, si ata që përpiqen, si ata që nuk përpiqen. Shqiptari nuk duron t’i zësh vendin me makinë, por toleron një qeveri që i zë rrugën 4 vjet për në Europë, madje e voton prapë. Shqipëria është një vend shumë i keq për të mirët dhe shumë i keq për të këqijtë. Mos harroni që në vendin tonë, një njeri kushton më pak se një tabelë rrugore, ky nuk është faji im. Nuk është faji im që kungulli bosh, kungulli i hallowin kush më shumë se sa kungulli i plotë. Nuk po e zgjas shumë me batuta për shqiptarët, sepse shqiptarët janë të mrekullueshëm si çdo popull tjetër në botë, dhe ky vend është po aq i mrekullueshëm sa çdo vend tjetër në botë, por duhet t’i prekim pak cenet tona. Për të shpëtuar nga ato duhet të kthehemi tek batuta më e rëndësishme, nëse doni që gjërat të lëvizin, lëvizni.
Ndiqeni të plotë: