Bota funksionon me dallgë, si t’i vi dallga. Dallga e kësaj radhe është botoksimi, acidizimi, pra ato shpimet , fryrjet dhe ç’fryrjet e trupave njerëzorë, nuk jam sekretar partie. Mund të bëni çfarë t’ju dojë kokrra e qejfit me trupin tuaj, në fund të fundit nuk dëmtoni njeri.
Është trupi juaj dhe mund të bëni ç’të doni me të , por nja dy mendime sa për t’u argëtuar edhe mund t’i themi , tek e fundit edhe ne kemi të drejtën të shprehim mendimin tonë. Siç kemi ju të drejtën të bëni ç’të doni me trupin tuaj. Ore kush do quhet i bukur, ai që ka lindur i bukur apo ai që ka paratë për tu bërë i bukur , se do na ngatërrohen ato ujërat me njëri-tjetrin. Ju e dini siç përzihen në Shqipëri ujërat e bardha me ujërat e zeza. Si ju mendoni se ne s’kemi të drejtën të flasim fare?
Ou , po do na prishen shijet. Po u bënë të tërë njerëzit njësoj do zhduket origjinaliteti , ore do dukemi të tërë si këmbët e dhisë , do ngatërrohemi dhe s’do kuptojmë kush është i bukur dhe kush është gomë makine. Sa për të qeshur pak. Deri dje çunat e rinj kishin qejf gomat e makinave, makinat e shtrenjta , tani kan qejf gomat në surrat. Prapë nuk e di ça shije keni , puna juaj s’dua t’ju gjykoj.
I gjithë ky problemi i botoksimeve, i acidurimeve , gjithë gjërat e tjera që bëjnë me trupin e njeriut është që është fati i doktorëve. Fati i tyre, u ra që profesioni ku dukja është në të vërtetë thelbi i njeriut , pra nuk shikohet fare ça ka njeriu brenda , por shikohet si duket nga jashtë. Siç ka thënë një doktor i famshëm: do t’i bëjmë të gjithë Amg, d.m.th. do fitojnë më shumë ata me makina me cilindrat të vogël se do të jenë më të ndryshmit nga të gjithë , nejse.
Ajo që dua të them është shumë e rëndësishme, ka të bëjë me një gjë, nuk ka të drejtë çdo njeri të shpojë, nuk ka të drejtë çdo njeri të bëhet një lloj perëndie , që t’i japi lumturi apo vetëbesim një njeriu. Ishte e thjeshtë një konsultë me psikologun a një dëshirë për ta pranuar veten ashtu siç je. Natyrisht e pranoj, nuk janë të gjithë me fat nga natyra.
Pra natyra nuk tregohet bujare me të gjithë edhe ndonjë gjë e vogël duhet korrigjuar sepse tek e fundit ja vlen që njeriu të ndihet mirë me veten edhe të ndihet mirë edhe me të tjerët, po vetëm mos e teproni se i keni kaluar përmasat e valixheve , keni kaluar në sektor tjetër./Abcnews.al