Monolog nga Erion Kristo: Po na dhemb gjuha, fëmijët tanë nuk dinë të shprehen dhe lexojnë mirë shqip

schedule22:39 - 24 Nëntor, 2021

schedule 22:39 - 24 Nëntor, 2021

Monolog nga Erion Kristo

Këtë monolog e kam porosi të veçantë nga disa drejtorë shkollash dhe mësues gjuhe. E pra, gjuha shkon aty ku dhemb dhëmbi, por në fakt dhëmbi duhet të shkojë tani atje ku dhemb gjuha. Ka filluar të na dhembë gjuha.

Gjuha jonë është kthyer në një problem shumë të madh. një nga pasuritë më të lashta të shqiptarëve, se për një gjuhë duhen gati 15 mijë vjet. Një pasuri që ne po e shkelim me këmbë, ashtu si të gjitha pasuritë e tjera. Fëmijët tanë nuk dinë të shprehen mirë shqip, nuk dinë të shkruajnë mirë shqip, ngase edhe nuk lexojnë.

Ka ardhur koha që shteti shqiptar të ndërmarrë politika jo vetëm inteligjente, por edhe shkencore në rangun më të lartë. Ka ardhur koha që shqiptarët që janë në këtë dhe të kujdesen që fëmijët të lexojnë, që fëmijët e tyre të shkruajnë bukur shqip. Por edhe ata prindër që janë detyruar të ikin nga ku vend duhet të mos harrojnë të ruajnë gjuhën tonë. në mijëvjeçarin  që po kalojmë mendohet se do të zhduket gjysma e gjuhëve. Mos do të doni të ishim te kjo pjesë? Kam përshtypjen se jo. Kam përshtypjen se kambanat e alarmit po bien fort dhe jo vetëm thjeshtë në rrafshin mendor, duhet të investohet për gjuhën shqipe më shumë sesa investohet për asfaltin.

Nuk është thjeshtë ajo që na kanë lënë të parët. Nuk është thjeshtë detyrimi ndaj brezave. Gjuha është si një anije kozmike që projekton një komb në hapësirë dhe aq më tepër gjuha jonë që është kaq e bukur dhe kaq e mirë. Pyesni përkthyesit.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!