Nga Erion Kristo
Nuk e di pse ju të rinjtë , më duken pak si kot, siç thotë ajo shprehja ‘ i riu si veriu’. Pse ça të keqe ke parë ti nga veriu, apo se i ka dalë zot Shqipërisë sa herë që ka pasur nevojë. Ju edhe një fjalë tamam nuk e kuptoni, jo vetëm që e kuptojmë, por edhe e dimë edhe me saktësi se çfarë do të thotë.
Ju të rinjtë jeni pak të nxituar, por edhe nëse jemi të nxituar kjo tregon se nuk jemi të gabuar, vetë koha nxiton, pra ne ecim me hapin e kohës. Po ju të rinjtë nuk keni as mendim, nuk e di për çfarë duhet mendimi në kohën tonë, nuk ka kohë për mendim, ka kohë për informacion dhe ne atë e zotërojmë më së miri.
Po mirë t’i zbusim pak tonet, ça kërkoni ju të rinjtë ?
Ne?
Ne kërkojmë të çelim, ne kërkojmë të zhvillojmë biznese, ne kërkojmë mbështetje, ne kërkojmë motivim, po ju të vjetrit na jeni bëri si shi në plazh, nuk na lini. Ne mund t’i japim atdheut impulse të reja dhe ekonominë ta shpëtojmë.
Epo nëse është kështu edhe unë bashkohem me ju . Ka ardhur koha që të rinjtë të krijojnë vetë biznese, të mos rendin pas partive për një vend pune në shtet, por ta krijojnë ata vetë punën, ta krijojnë ata vet mjedisin e tyre dhe t’i japin ata zgjidhje problemeve të tyre. /abcnews.al/