Monolog nga Erion Kristo: I kemi lënë shumë hapësirë “kafshëve” të egra, i lini pak hapësirë edhe “kafshëve” të buta

schedule22:45 - 23 Mars, 2022

schedule 22:45 - 23 Mars, 2022

Monolog nga Erion Kristo

Sot do tu flas për kecin, po po më kuptuat mirë. Nuk do ju flas për mishin e kecit por për kecat e dajës që është çmimi më i lartë që portali ‘Brryli Broadway” jep për njerëzit ,më të veçantë të shoqërisë shqiptare. Kur më caktuan “Kec i Dajës” mu duk pak si ulje si përulje, një përçmim i vogël në krahasim me gjërat që unë mendoja dhe dëshiroja të bëja për këtë vend.

Por me kalimin e kohës vura re se keci është një krijesë e jashtëzakonshme, keci ëhstë i pastër, keci është i bukur, keci është kokëfortë, keci i bie murit me kokë, keci shkon aty ku të tjerët nuk shkojnë, pra ngjitet atje ku të tjerët zvarrite.

Pra me kalimin e kohës kuptova që keci është simbol i idealizmit. Në shoqërinë shqiptare ku pragamatizmi ka marë formën e mullaqeve të mbrosh idealizmin është gjëja më e pastër, prandaj e mbroj këtë çmim, prandaj uroj dhe kecat e tjerë të “Dajes”.

Ky çmim është më prestigjioz se çmimet presidenciale, është më prestigjioz se çmimet për grenzat punëtore për zhuzhakët e për çfarë do lloj insekti tjetër. Para se ta mbyll lidhur me kecin dua tu them një fjali shumë të thjeshtë: I kemi lënë në këtë vend shumë hapësirë ujqerëve, skifterëve dhe kafshëve të egra, lini pak vend edhe për kafshët e buta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!