Monodrama “Johan Padam dhe Amerika”, publiku gjirokastrit duartroket performancën e Arben Derhemit

schedule11:49 - 17 Nëntor, 2019

schedule 11:49 - 17 Nëntor, 2019

Publiku në Gjirokastër e ka vlerësuar performancën e aktorit Arben Derhemi, në monodramën “Johan Padan dhe Amerika” të italianit Dario Fo. Historitë e vecanta u treguan në tetë dialekte të ndryshme nga aktori.

Ishin këto duartrokitjet mëse të merituara me të cilat publiku gjirokastrit vlerësoi interpretimin e aktorit Arben Derhemi i cili ishte në Gjirokastër me monodramën Johan Padan dhe Amerikat.

Kjo vepër e nobelistit të njohur italian Dario Fo erdhi për herë të parë në qytetin tonë pas një turi të gjatë në mbarë trevat shqiptare. Historia e personazhit të kësaj vepre ndërthuri më së miri historitë e saj ndërsa e veçanta ishte dhe interpretimi në 8 dialekte të ndryshëm që së bashku me mesazhin aq human dhe të rëndësishëm për shoqërinë tonë erdhi tek publiku në formën më të mirë ndërsa mesazhi i saj sipas Derhemit u kuptua nga të gjithë artdashësit.

Kjo vepër vjen me regji të Milto Kutalit,i cili është shprehur.

Kjo shfaqe u vendos ne teatrin Zihni Sako vetëm pak ditë pas përfundimit të festivalit teatror mbarëshqiptar Kadri Roshi që u organizua nga agjencia e kulturës me mbështetjen totale të bashkisë gjirokastër. Aktualisht trupa e këtij teatri ka nisu r punën për vendosjen në skenë të dy premierave të tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!