Monitorimi i territorit për kanabis/ Hodaj: Dronët, me cilësi të lartë. Do të na sjellin rezultate shumë të mira

schedule13:27 - 22 Prill, 2024

schedule 13:27 - 22 Prill, 2024

Zëvendës ministri i Brendshëm, Julian Hodaj thotë se monitorimi i territorit për kanabis me dronët Bayraktar, do të sjellë rezultate shumë të mira në luftën ndaj këtij fenomeni në vendin tonë.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Hodaj u shpreh se dronët Bayraktar janë të një cilësie të lartë teknologjike.

“Ju flisni për një fenomen që Shqipëria e ka vuajtur për shumë vite. Jemi munduar këto 10 vitet e funduit, të kompensojmë burimet njerëzore me teknologjinë. Këtë vit kemi mundësinë të shfrytëzojmë edhe teknologji të cilësisë së lartë, dronet që kanë ardhur. Bëhet fjalë për mjete teknologjike të cilësisë së lartë, kanë kohë qëndrimi në ajër, shumë të konsiderueshme dhe kanë rreze veprimi akoma më të konsiderueshme sa i përket territorit të Shqipërisë. Do na sjellë rezultate shumë të mira, 2024 do jetë një vit më i mirë se 2023. Është herët për të dhënë shifra, por do t’i gjeni në komunikatat e policisë. Besojmë shumë te këto mjete. Fernomeni është zhvendosur në terrene akoma edhe të vështira. Ne besojmë shumë dhe jemi optimistë për rezultate shumë të mirë këtë vit”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!