Një ditë më parë, Monika Lubonja realizoi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, ku nuk munguan pyetjet për Ilirin. Aktorja e njohur dhe ish banorja e “Big Brother VIP”, nuk kurseu thumbat ndaj balerinit ndërsa u përgjigjej pyetjeve të ndjekësve të saj.
“Kush të bëri më të famshme, teatri apo Big Brother”, iu drejtua një ndjekës ndërsa Monika iu përgjigj me ironi: “Iliri”. Më pas, duke iu përgjigjur një tjetër pyetjeje nëse “mendon ta rikthejë shoqërinë me Ilirin”, ajo shprehet se mes tyre s’ka pasur miqësi.
“Si rikthehet diçka që nuk ka ekzistuar ndonjëherë”, shkroi Monika. Por, nuk mjaftoi me kaq. E pyetur nëse është penduar për shoqërinë me Ilirin, Monika shton me ironi: “Se di! Fol me Sabianin.” Nuk ka vonuar shumë dhe përgjigjja e Ilirit, i cili nuk kursen ironinë ndaj saj.
“I qa shpirti kësaj bananes për pak pleh Iliri”, ka shkruar balerini në Instastory. Monika i është përgjigjur duke publikuar kuptimin e fjalës “pleh”.
/abcnews.al